Me këtë udhëzim administrativ përcaktohen kërkesat teknike për vendosjen e betonit të gatshëm në tregun e Republikës se Kosovës. Me këtë udhëzim administrativ gjithashtu përcaktohen kërkesat për specifikimet teknike dhe sistemin që aplikohet për vlerësimin dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës (AVCP) të këtyre produkteve, si dhe hartimi i deklaratës se performancës.
Fushëveprimi
Ky udhëzim administrativ zbatohet për betonin e gatshëm që vendoset në treg (respektivisht transportohet, me ose pa pagesë nga prodhuesi tek përdoruesi) ose i cili është i përzier në ngarkesa me vëllime prej 0.5 m3 ose më shumë përnjëherë.
Baza ligjore
Ligjit Nr. 06/L-033 për Produkte të Ndërtimit
Informacionet për standardet ose specifikimet teknike
SK EN 206
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti