Kjo Rregullore rregullon pajtueshmërinë elektromagnetike të pajisjeve. Ka për qëllim të sigurojë funksionimin e tregut dhe kërkon që pajisjet të jenë në përputhje me një nivel adekuat të pajtueshmërisë elektromagnetike.
Fushëveprimi
Kjo Rregullore zbatohet për pajisjet si aparatet ( pajisje elektrike apo elektronike e gatshme ose një kombinim të tyre e cila është vënë në dispozicion ne treg si një njësi e vetme funksionale e destinuar për përdoruesit final dhe ka mundësi të krijoj pengesa elektromagnetike, apo puna e të cilës mund të ndikohet nga një pengese e tillë ) dhe Instalimet fikse ( kombinimin e caktuar të disa llojeve të aparateve dhe ku është e aplikueshme të pajisjeve tjera që janë montuar, instaluar dhe destinuar për përdorim të përhershëm në një vend të paracaktuar ).
Baza ligjore
Ligji Nr. 06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti
Direktiva 2014/30/BE Për pajtueshmërinë elektromagnetike (EMC)