RREGULLORE (MTI) Nr. 08/2013 PËR MËNYRËN E THEMELIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË SISTEMIT PËR SHKËMBIMIN E SHPEJTË TË INFORMACIONEVE PËR PRODUKTET E RREZIKSHME
Me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e themelimit dhe e funksionimit të sistemit të shkëmbimit të shpejtë të informacioneve për produktet të cilat paraqesin rrezik serioz, si dhe çdo rrezik tjetër për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë të këtyre produkteve, gjithashtu përcaktohet organi kompetent për mbledhjen, krijimin e data bazës dhe shpërndarjen e këtyre informacioneve.
Fushëveprimi
Kjo Rregullore zbatohet për shkëmbimin e informacioneve për produktet e fushave teknike me përjashtim të ushqimit, ushqimit për kafshë, produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore që paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë të këtyre produkteve, për të cilat rregulloret e veçanta përcaktojnë mënyrën se si behet shkëmbimi i këtyre informacioneve
Baza ligjore
Ligji Nr. 04/L-078, Për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti
Direktiva 2001/95 Siguria e përgjithshme e produkteve