Me këtë rregullore përcaktohen kërkesat teknike të cilat duhet ti plotësojnë pllakat e drurit të destinuara për përdorim tëpërgjithshëm dhe për prodhim të mobiljeve, të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomik të cilët i vëndosin pllakat në treg dhe/ose në përdorim, procedurat e vlerësimit të konformitetit, të drejtat dhe obligimet e trupave që kryejnë procedurat e vlerësimit të konformitetit të pllakave me kërkesat teknike.
Fushëveprimi
Kjo rregullore zbatohet për pllakat të prodhimit vendor ose nga importet dhe i referohet pllakave të shpërpllakës, pllakave OSB, pllakave fibrore, pllakave MDF, pllakave shtresore, dhe pllakave prej drurit të plotë.
Baza ligjore
Ligji Nr. 06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti