PROJEKT RREGULLORE NR. XX / 2022 PËR PAJISJET DHE SISTEMET MBROJTËSE TË DESTINUARA PËR PËRDORIM NË ATMOSFERA POTENCIALISHT SHPËRTHYESE

Numri i regjistrimit

006

Statusi

Data e publikimit

30/07/2026

Organi kompetent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Qellimi

Me këtë Rregullore përcaktohen kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese, si dhe kërkesat dhe kushtet tjera që duhet të plotësohen për t'i vënë ato në dispozicion në treg dhe në shërbim, grupet dhe kategoritë e këtyre pajisjeve, procedurat e vlerësimit të konformitetit, deklarata e konformitetit dhe modelin e saj, përmbajtjen e dokumentacionit teknik, shënjimi i konformitetit dhe shënjimi i mbrojtjes nga shpërthimi, klauzola mbrojtëse dhe kërkesat për emërim të trupave për vlerësim të konformitetit.

Fushëveprimi

Kjo Rregullore zbatohet për produktet si në vijim : 1.1. pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese; 1.2. pajisjet e sigurisë, pajisjet kontrolluese dhe pajisjet rregulluese të destinuara për përdorim jashtë atmosferave potencialisht shpërthyese, por të nevojshme për ose që kontribuojnë në funksionimin e sigurt të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse në lidhje me rreziqet e shpërthimit; 1.3. komponentët të cilat janë të destinuara të inkorporohen në pajisjet dhe sistemet mbrojtëse

Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti

Direktiva 2014/34/BE Pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potenciale shpërthyese

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors