Ky ligj përcakton kërkesën e përgjithshme të sigurisë, kriteret e sigurisë të cilat duhet të përmbushin produktet që janë vënë në dispozicion të tregut të jenë të sigurta, detyrimet e prodhuesve dhe distributorëve, kompetencat dhe masat e inspektorateve kompetente të cilët kryejnë mbikëqyrje inspektuese në mënyrë që të sigurohet se produktet e vendosura në treg janë të sigurta si dhe mënyrën e shkëmbimit të informacionit në lidhje me produktet e rrezikshme dhe rreziqet që vijnë nga produkte të tilla për konsumatorët dhe përdoruesit tjerë.
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet e përcaktuara në nenin 3, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 të këtij ligji. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për produktet të cilat nuk janë të mbuluara me akte të veçanta ligjore të transpozuara në Republikën e Kosovës me të njëjtën objektivë që rregullojnë sigurinë e produkteve.
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti
Direktiva 2001/95 Siguria e përgjithshme e produkteve