Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Qellimi
Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kërkesat teknike specifike për prodhimin dhe tregtimin e elementeve të sistemeve të tubacioneve plastike për furnizimin me ujë të destinuar për përdorim njerëzor, transportin e ujërave të ndotura dhe të zeza. Me këtë Udhëzim Administrativ gjithashtu përcaktohen kërkesat për specifikimet teknike dhe sistemin që aplikohet për vlerësimin dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës (AVCP) e elementeve të sistemeve të tubacioneve plastike sipas paragrafit 1 të këtij neni, si dhe hartimi i deklaratës se performancës.
Fushëveprimi
Ky Udhëzim Administrativ zbatohet për elementët e sistemit të tubacionit të bërë nga materiale plastike, të cilat janë të destinuara për përdorim në sistemet e tubacioneve për: 1. 1. furnizimin me ujë të destinuar për përdorim njerëzor; 1.2. bartjen e ujërave të ndotura dhe të zeza;
Informacionet për standardet ose specifikimet teknike
SK EN 12201
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti