Rregullore (ME) Nr.xx/2022 Për Pajisjet e Transportueshme nën Presion
Numri i regjistrimit
005
Statusi
Statusi
Data e publikimit
30/07/2026
Organi kompetent
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA)
Qellimi
Qëllimi i kësaj Rregullore është të përcaktoj: 1.1. Obligimet e prodhuesve, importuesve, shpërndarësve, pronarëve dhe operatorëve në lidhje me pajisjet e transportueshme nën presion; 1.2. Mënyrën e emërimit të përfaqësuesit të emëruar dhe detyrat që mund të kryejë në bazë të emërimit, kërkesat për vlerësimin e konformitetit, metodat e vlerësimit të konformitetit dhe rivlerësimit, rregullat, kushtet, pamjen dhe kërkesat për vendosjen e shenjës së konformitetit, mënyrën e emërimit të trupave që kryejnë vlerësimin e konformitetit, procedurat e testimit dhe kontrollit, kërkesat në lidhje me kualifikimet profesionale të punonjësve dhe personave të tjerë të angazhuar në trupat e vlerësimit të konformitetit, 1.3. Pajisjet për vlerësim, pavarësinë dhe paanshmërinë në lidhje me personat e lidhur me produktin që i nënshtrohet vlerësimit të konformitetit, trajtimin e kundërshtimeve ndaj punës dhe vendimet e trupave të vlerësimit të konformitetit, mbajtja e sekreteve të biznesit dhe sigurimi ndaj përgjegjësisë për dëme, si dhe trajtimi i pajisjeve nën presion që paraqesin kërcënim për sigurinë, shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Fushëveprimi
Kjo Rregullore zbatohet për rregulla të detajuara në lidhje me pajisjet e transportueshme nën presion për të rritur sigurinë dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të pajisjeve të tilla brenda Republikës së Kosovës. 2. Kjo Rregullore zbatohet për: 2.1. Pajisjet e reja të transportueshme nën presion të përcaktuara në nenin 3 të kësaj Rregullore, të cilat nuk bartin shenjat e konformitetit sipas kësaj Rregullore me qëllim të vendosjes së tyre në treg; 2.2. Pajisjet e transportueshme nën presion siç përcaktohet në nenin 3 të kësaj Rregullore, që mbajnë shenjat e konformitetit të parashikuara në këtë Rregullore me qëllim kryerjen e inspektimeve periodike, inspektimeve të ndërmjetme, kontrolleve të jashtëzakonshme dhe përdorimin e tyre; 2.3. Pajisjet e transportueshme nën presion siç përcaktohet në nenin 3, të cilat nuk mbajnë shenjat e konformitetit të parashikuara në këtë Rregullore për shkak të rivlerësimit të konformitetit.
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti
Direktiva 2010/35/BE për pajisjet e transportueshme nën presion