Ky ligj ka për qëllim që të përcaktojë rregullat dhe procedurat për prodhimin, kontrollin e cilësisë, klasifikimin, autorizimin për marketing, regjistrimin, importin, tregtinë, farmakovigjilencën, hulumtimet klinike, mbikëqyrjen e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale në Republikën e Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë produkte medicinale të sigurta, efektive dhe kualitative.
Fushëveprimi
Këtij ligji i nënshtrohen të gjitha autoritetet publike, ndërmarrjet publike dhe private si dhe personat juridik e fizik që merren me prodhimin, tregtimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale si dhe aktivitetet e tjera të lidhura me to, produkteve të cilat përmbajnë substanca radioaktive apo që kanë të bëjnë me sigurinë e përdorimit të rrezatimit radioaktiv, preparateve imunologjike dhe derivateve të gjakut, gazi medicinal, preparateve vitaminoze, minerale, dhe herbale, preparateve dietale dhe kozmetike me veprim terapeutik, lëndëve të para për prodhimin e produkteve medicinale, dhe gjysëmprodukteve të produkteve medicinale.
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti