Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Qellimi
Me këtë Rregullore përcaktohen kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë në lidhjeme projektimin dhe ndërtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese, si dhe kërkesat dhe kushtet tjera që duhet të plotësohen për t'i vënë ato në dispozicion në treg dhe në shërbim, grupet dhe kategoritë e këtyre pajisjeve, procedurat e vlerësimit të konformitetit.
Fushëveprimi
Kjo Rregullore zbatohet për produktet si në vijim: 1.2. pajisjet e sigurisë, pajisjet kontrolluese dhe pajisjet rregulluese të destinuara për përdorim jashtë atmosferave potencialisht shpërthyese, por të nevojshme për ose që kontribuojnë në funksionimin e sigurt të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse në lidhje me rreziqet e shpërthimit; 1.3. komponentët të cilat janë të destinuara të inkorporohen në pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të përcaktuara në nën paragrafin 1.1 të këtij neni.1.2. pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese;
Baza ligjore
Ligji nr. 06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësimin e Konformitetit,
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti
Direktiva 2014/34/BE Pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potenciale shpërthyese