RREGULLORE (MTI) Nr. 01/2014 PËR KËRKESAT THEMELORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE ELEKTRIKE SHTËPIAKE PËR NGRIRJE, FRIGORIFERËVE DHE KOMBINIMET E TYRE
Me këtë Rregullore përcaktohen kërkesat themelore të cilat duhet ti plotësojnë pajisjet elektrike shtëpiake për ngrirje, frigoriferët dhe kombinimet e tyre, në lidhje me kërkesat e efiçiencës së energjisë si dhe kushtet për vendosjen e tyre në treg.
Fushëveprimi
Kjo Rregullore zbatohet për pajisjet e reja shtëpiake të cilat punojnë me energji nga rrjeti elektrik si: frigoriferët, dollapët ngrirës për ruajtjen e ushqimeve, ftohësit e thellë dhe kombinimet e tyre.
Baza ligjore
LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Ndërlidhja me legjislacionin e BE-së për të njëjtin lloj produkti
Direktiva 96/57/EC Kërkesat e Efiçiences së Energjisë të Pajisjeve Elektrike Shtëpiake për Ngrirje